Po bën xhiron në rrjetet sociale, Hysaj heq tapën e shishes nga motorri i ujit (VIDEO)
Elseid Hysaj vijon pushimet, edhe pse Napoli është grumbulluar dhe ka nisur përgatitjet për sezonin e ri. Mbrojtësit shqiptar, ashtu si një pjesë e yjeve të ekipit, i janë lënë disa ditë më tepër për të rikuperuar forcat, pas angazhimeve në kualifikueset e Euro 2020.
Hysaj e ka shfrytëzuar këtë moment, për ta kaluar në ekstrem “BottleCapChallenge”, heqjen e tapës së shishes.
Nga motori i ujit, zëvendës kapiteni i Shqipërisë i afrohet varkës dhe me një lëvizje arrin të heqë tapën. në këtë mënyrë, Elsi Hysaj i shtohet listës së yjeve të futbollit botëror që realizojnë sfidën. Nga Zlatan Ibrahimovic, i cili konfirmoi të gjitha aftësitë në artet marciale, te Paul Pogba, që me një lëvizje hoqi tapat e dy shisheve.
KOHA JONË SONDAZH

