Po kalonte super formë, ylli i kombëtares humbet sfidën me Milanin

Mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Berat Gjimshiti nuk do jetë në fushë këtë fundjavë në ndeshjen që skuadra e tij luan ndaj Milanit.

Futbollisti i Atalantës nuk ia ka dalë që të jetë në gjendje për të luajtura një nga ndeshjet më të bukura të sezonit për të.

Në stërvitjen e fundit me skuadrën, ai ka bërë stërvitje individuale.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka bërë që Gasperini të mos e rrezikojë kundër Milanit, pasi ende nuk e ka kaluar plotësisht dëmtimin që kishte pësuar pak ditë më parë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Trajneri i Atalantës ka krijuar besim te mbrojtësi kuqezi dhe preferon që ta ketë të gatshëm në ndeshjet e tjera dhe të mos e rrezikojë për një dëmtim më të gjatë.

Fiziku i tij shihej si një mundësi e mirë për të luftuar në lojën në ajër me sulmuesin e Milanit, Piatek, por tani Atalanta duhet t’i bëjë llogaritë pa 25-vjeçarin.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?