“Po rrisim një brez ku*vash”, gazetari shpërthen ndaj tifozeve

Një sërë reagimesh të ashpra kanë vërshuar në Kupën e Botës, pasi një shkrimtar, gazetar dhe psikolog ka akuzuar gratë ruse se nuk kanë farë respekt për veten.

Gazetari 32 vjeçar, Platon Besedin është shprehur se femrat ruse janë gati kurdoherë për të kërkuar seks me tifozët e huaj që kanë ardhur në Rusi për Kupën e Botës.

Ndërkohë, ndaj gazetës në të cilën Besedin ka shfryrë inatin e tij ndaj tifozëve të cilat i ka quajtur k*rva, është mbajtur një peticion që i kërkon autorit të kërkojë ndjesë për fjalët e rënda.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ai shkroi në gazetën Moskovsky Komsomolets:

Swiss Digital Mobile Reklama
Rrjetet sociale janë të mbingarkuara me video ku gratë e reja dhe jo shumë të reja ruse po sillen si prostituta të “mbi përdorura”  me përgjegjësi të ulët sociale …”

Gazetari i mbushur me mllef ndaj tifozove  gjithashtu shtoi se jo të gjitha gratë ruse janë njëlloj por, sipas tij, shumica e deleve të zeza markojnë të gjithë kopenë.

Besedin vazhdoi më tej me akuzat duke shtuar: Kemi rritur një brez ku*vash që janë gati të hapin këmbët sapo të dëgjojnë tingujt e parë të një gjuhe të huaj…”.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?