Po shkëlqen me Tiranën, sulmuesi i bardhebluve dënohet në Angli për trafik droge

Telashe në Angli për sulmuesin e Tiranës, Michael Ngoo. 25-vjeçari ka dalë para gjykatës në Chelmsford pasi akuzohet për shpërndarje të dograve të lehta në vitin 2016. Ngoo u kap në flagrancë për shpërndarje të oksidit të azotit (gaz që simulon të qeshura) në një festival të madh të muzikës në Mbretërinë e Bashkuar.

Sulmuesi i Tiranës kishte shpërndarë substancën e ndaluar për personat që ishin duke festuar në Festivalin e 5-të në Hylands Park të Chelmsford në vitin 2016, së bashku me të pandehurin tjetër, Denzel Thompson. Ngoo u kap duke mbushur enët e vogla me substancën e ndaluar, disa prej të cilave i kishte shitur gjatë festës. Ish-sulmuesi i moshave të Anglisë dhe Thompson i kanë shpëtuar burgut, por i janë dorëzuar ligjit të komunitetit, raporton “Essex Live”.

Duke e gjykuar në një seancë dëgjimore të enjten (22 mars), Lucy Sweetland tha: “Një mbikëqyrës sigurie u alarmua dhe hyri në një tendë. Ai i pa ata të vepronin së bashku. Ngoo ishte duke mbushur enët e vogla me substancën e ndaluar. Ai dhe Thompson kishin nga një çantë shpine. Ishin paratë që kalonin tek ata pas shitjes së drogës. Roja vëzhgoi tetë deri në pesëmbëdhjetë transaksione parash brenda 10 minutave. Ata u arrestuan dhe kishin mes tyre 312 ‘fishekë’ të mbushura me substancën e ndaluar”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Të dy telefonat e të pandehurve u konfiskuan. Në telefonin e Thomson gjetën mesazhe ku konfirmohej ideja për të furnizuar me drogë, personat që do të merrnin pjesë në festë. Ngoo kishte më shumë se 700 stërlina në xhep në momentin e arrestimit, ndërsa Thompson kishte 900 stërlina.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në zbutjen e gjyqtarit Jonathan Seely, Karen Dempsey tha: “Do t’ju ftoja që të merrnit në konsideratë faktin që Ngoo nuk ka precedentë të mëparshëm në këtë aktivitet. Kjo është përvoja e tij e parë e sistemit të drejtësisë penale dhe ai bëri një gabim shumë të madh. Ai pranon se duhet të marrë përgjegjësinë për këtë. Do të donte të vazhdonte me profesionin e tij”.

Gjyqtari Seely tha: “Në të dy rastet tuaja, ndonëse dënimi me burgim do të ishte krejtësisht i përshtatshëm, gjykata duhet gjithmonë të marrë në konsideratë nëse një urdhër komuniteti mund të shërbejë për mbylljen e çështjes. Jam i bindur se do të jetë kështu”. Ngoo pritet të fluturojë në Shqipëri ditën e sotme, por në të njëjtën kohë duhet të pajtohet me dënimin: shërbim për komunitetin, punë e detyrueshme në periudhën kur ndodhet në Angli dhe do të paguajë gjobën prej 4 mijë stërlinash. Thompson gjithashtu duhet të pajtohet me punë vullnetare për katër muaj si dhe me gjobë, 250 stërlina.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?