FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Po shkëlqen me Veronën, Kumbulla merr çmim nga Bashkia në Itali (VIDEO)

Marash Kumbulla është vlerësuar me një çmim mirënjohje nga vetë Xhovani Dal Cero, kryebashkiaku i “Castelnuovo del Garda”, një qytet i vogël pranë Veronës, aty ku është rritur Marashi.

 

“Administrata komunale i jep Marash Kumbullës këtë çmim mirënjohje, për debutimin e tij në Serie A. Me sakrificë, këmbëngulje, dedikim dhe përkushtim, ka transformuar një ëndërr në realitet”, shkruhet në fletën e mirënjohjes dhënë nga komuna për Kumbullën.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vetë mbrojtësi u shpreh i vlerësuar për këtë çmim të marrë ditën e sotme. “Një nder i madh për mua. Shpresoj që të jem një shembull për shumë djem të tjerë që kanë këtë ëndërr si unë”. Klubi i Veronës e ka uruar 19-vjeçarin për këtë çmim të marrë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?