Po shkëlqen te Parma, mediat italiane i thurin elozhe Dermakut: Një bast i fituar!

Kastriot Dermaku gjithmonë e më shumë po kthehet në protagonist te skuadra e Parmës. Mbrojtësi i kombëtares sonë luajti për 90 minuta në duelin ndaj Bolognës, duke marrë një vlerësim shumë pozitiv me notën 6.5.

 

“Në pjesën e parë largon topin pas një goditje të rrezikshme të Orsolinit. Një ndërhyrje që vlen sa një gol. Gjithmonë e më shumë një siguri, edhe pse mund të cilësohet një bast i fituar për ekipin e tij”, shkruan “tuttomercatoweb” në vlerësimin për të.

Swiss Digital Desktop Reklama

Edhe ose në sezonin e parë në elitën e futbollit italian, Dermaku vijon rritjen e tij në nivelin profesional. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?