Po shkëlqen te Roma, United kërkon rikthimin e mbrojtësit anglez

Chris Smalling vijon të shkëlqejë te skuadra e Romës. Mbrojtësi anglez zhvilloi një ndeshje fantastike edhe mbrëmjen e djeshme ndaj Interit, duke arritur që të ndihmojë shokët e tij për të mbajtur të paprekur portën e Mirantes.

 

Ai po e imponon veten së bashku me Gianluca Mancini në qendër të mbrojtjes së Paulo Fonseca, aq shumë, sa po flitet për një qëndrim përfundimtar në kryeqytetin Italian. Smalling mbërriti në formë huazimi gjatë verës, por Roma do të dëshironte ta blinte atë plotësisht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Kjo ka bërë që trajneri Ole Gunnar Solskjaer ka bërë të ditur se do të besojë sërish te Smalling në të ardhmen, pasi të përfundojë periudha e huazimit në Serie A: “A do të kthehet në Manchester verën e vitit 2020? Po. Ndonjëherë, ndryshimi i mjedisit mund të jetë me rrezik për futbollistët, por Chris është lloji që i pëlqen të përballet me sfida të tilla. Ai është inteligjent dhe është përshtatur shpejt me stilin e jetës italiane. Unë jam i lumtur për të, sepse po tregon lojtarin që është në të vërtetë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas “La Gazzetta dello Sport”, qëllimi i drejtorit sportiv, Gianluca Petrachi, është të vendosë 15 milionë euro në “pjatë”, përpara një kërkese për të paktën 20 milionë euro nga “Djajtë e Kuq”. Në Serie A, Juventusi dhe Interi, gjithashtu kanë vërejtur formën e shkëlqyer të mbrojtësit anglez.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?