Po shkëlqen te Werder Bremen, klubi anglez bën gati ofertën për Rashicën

Milot Rashica është një nga futbollistët më në formë te Werder Bremen dhe kjo nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga klubet të tjera europiane. Mesfushori i Kosovës ka shënuar 3 gola në dy ndeshjet e fundit të Werderit mes Kupës së Gjermanisë dhe Bundesligës dhe ka përfunduar në listën e përforcimeve të mundshme të Crystal Palace.

Ka shumë mundësi që e ardhmja e talentit kosovar të jetë në Premier League dhe pikërisht në Londër te Crystal Palace. Për sa i përket Enea Mihaj pavarësisht se pësoi një dëmtim të rëndë kur ishte i grumbulluar me Shqipërinë, mbrojtësi i talentuar në ato 10 takime që është aktivizuar në këtë sezon me skuadrën e Panetolikos ka spikatur jo pak dhe për 20-vjeçarin po interesohen kryesuesit e Superligës greke.

Mihaj ka përfunduar në radarët e Paokut të Selanikut dhe transferimi i tij te kjo bardhezinjtë do të ishte një hap i madh në karrierë për talentin kuqezi. Rashica iu bashkua Werderit në janar të vitit 2018 pasi më parë shkëlqeu për Vitessen në kampionatin holandez, ndërsa numëron edhe 19 ndeshje me përfaqësuesen e Kosovës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?