Poçetino akuzon hapur: Anjeli dhe Marota bën presion mbi arbitrat! (VIDEO)
Mauricio Poçetino është rikthehet që të flas për Juventusin, dhe madje duke hedhur akuza të rënda. Trajneri i Totenhemit ka sulmuar ashpër skuadrën italiane duke u shprehur se bardhezinjtë kanë ndikuar në vendimet e gjyqtarëve në këtë ndeshje. Sipas tij pronari i Juventus, Andrea Ajnelli dhe Drejtori Sportiv, Xhiuzepe Marota qëndruan gjatë pushimit të ndeshjes në dhomat e zhveshjes duke bërë presion mbi zyrtarët e ndeshjes, përfshi edhe gjyqtarin polak Szymon Marçiniak.
“Mendoj se është një situatë nga e cila duhet të nxjerrim mësime për të ardhshme. Nëse shikojmë shifrat dhe atë që u pa në fushën e lojës në harkun e 180 minutave, Totenhem ishte skuadra më e mirë, por Juventus u kualifikuar. Ndonjëherë diferencën e bëjnë detajet më të vogla dhe gjëra që nuk kanë të bëjnë me fushën e lojës dhe mendoj se Juventus është specialiste në këtë fushë.
Ata janë mësuar t’i bëjnë presion gjyqtarit dhe kështu ndodhi edhe këtë herë. Gjatë gjithë pushimit Anjelli qëndroi në tunelin e dhomave të zhveshjes dhe u hakërrye me gjyqtarin. Mendoj se është në kulturën e klubit të tyre të ndihmojë skuadrën të fitojë. Ishin Ajnelli dhe Marota ata që bënë presion. Unë besoj se detaje të tilla mund të bëjnë një klub të jetë i suksesshëm. Është një duel nga i cili duhet të mësojmë pasi ndeshjet luhen në fushë dhe jashtë saj. Më pas ka edhe lojtarë si Bufon dhe Kielini që luajnë prej vitesh në Champions dhe sezonin e kaluar ishin pjesë në finalen e këtij kompeticion”, u shpreh Poçetino.
KOHA JONË SONDAZH

