Pochettino zbulon sekretin: Përdor limon për te hequr energjitë negative!
Mauricio Pochettino është padyshim një nga trajnerët më të mirë në botë, por së fundmi mediat kanë zbuluar se ai është supersticioz. Strategu argjentinas e lufton mërzinë dhe gjërat negative në jetë me fruta dhe agrume. “Nëse jeta te jep limon, mund të bësh një limonatë të këndshme”, shkruan Stephen King në një nga shkrimet e tij. Ndërkohë që trajneri i Tottenhamit vendos copëza limoni në sy në zyrën e tij.
Arsyeja? “Jo të gjithë njerëzit që vijnë në zyrën time kanë energji pozitive. Limonët përdoren për të hequr qafe energjitë negative, ata janë si një pengesë, një sfungjer që heq të gjitha negativitetet. I ndryshoj limonët çdo 10 ditë, pasi konsumohen”, zbuloi vetë trajneri për “talkSPORT”.
Efektiv apo jo, Tottenham e tij është në finalen e Ligës së Kampionëve dhe Pochettino me siguri do të vazhdojë me ritualin e tij supersticioz, ndoshta duke sjellë disa limona në Madrid. “Unë mendoj se ka një energji universale – argjentinasi vijoi në intervistë ku ai konfirmoi vullnetin e tij për të qëndruar në Londër – por duhet të dimë se si ta kuptojmë. Gjërat ndodhin për një arsye dhe ne duhet ta kuptojmë pse”.
Pochettino është një nga emrat kryesor që janë në listën e Juventusit për të marrë drejtimin në sezonin e ri. Limonët në Itali janë më cilësorë dhe ndoshta mund ta ndihmojnë dhe më shumë. /Rozalb Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

