Pogba e Evra nesër në fushë, për të shmangur humbjen e Francës

Ju nuk jeni profesionistë,” – ishte ulërima e trajnerit të Francës Didier Deschamps para lojtarëve të tij në pushim të ndeshjes miqësore të javës së kaluar me Belgjikën, që francezët e humbën 2-0.  nga “Stade de France” Franca rikthehet për një miqësore tjetër ndaj Shqipërisë, nesër ora 18.00, në “Elbasan Arena”. – “Më keni surprizuar sepse kujdeseni më tepër të stilin e flokëve sesa për ndeshjen,” – theksoi trajneri Deshpams para lojravë të tij pas humbjes me belgët.  Blutë janë mundur nga të besuarit e Marc Vilmots, 4-3, në një miqësore të javës të kaluar, para e të udhëtonin drejt Shqipërisë, për miqësoren e radhës. Këtë të shtunë, Franca ka shansin të rikuperojë pas dy humbjeve radhazi brenda në shtëpi që pas disfatës 4-0 që pësoi në vitin 1982 me Poloninë, nëse nuk mundet edhe nga Shqipëria në Elbasan, para se të nisë pushimet e verës.  Pol Pogba dhe Patrcie Evra, dy lojtarë të Juves, pas finales së Champions League rikthehen në formacionin bazë të Francës në përballjen me Shqipërinë. Futbollisti i Arsenalit Olivier Giroud i cili ka zhgënjyer deri tani me formacionin e Deschamps, mbetet në dilemë. Futbollisti 28-vjeçar megjithatë ka të ngjarë të zërë vendin e të dëmtuarit Karim Benzema. Ish-lojtarë të PSG, Christophe Jallet e Mamadou Sakho parashikohet që të dy të rikthehen në XI-shen bazë. Franca do të luajë me tre sulmues teksa në diskutim janë  Dimitri Payet i  Olympique de Marseille dhe Nabil Fekir Lyonnais. Alexandre Lacazette parashikohet gjithashtu të luajë në Elbasan, sikurse sulmuesi i  Atletico Madrid, Antoine Griezmann. Franca do të luajë me lojtarët e saj më të mirë, për të shmangur humbjen apo qoftë edhe barazimin me Shqipërinë. Një humbje e mundshme në Elbasan mund të rikthente pesimizëm në radhët e “Gjelave”  në prag të Euro 2016, për skuadrën pritëse të këtij turneu.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?