Poketino: Unë te Reali? Të nesërmes nuk i dihet kurrë!

Mauricio Poketino konsiderohet si kandidati kryesor për të marrë vendin e lënë bosh nga Zinedine Zidane të Reali i Madridit, por vetëm pak kohë më parë ka rinovuar kontratën me Totenhemin deri në vitin 2023. Strategu argjentinas gjatë prezantimit të librit të tij “Një bot e re”, nuk e përjashton një lëvizje të tillë të bujshme.

“Reali i Madridit? Nuk dihet se çfarë mund të ndodhë nesër. Jeta shpeshherë të vë në situata të papritura. Reali ka fituar katër Champions në pesë vitet e fundit. Ka një organikë të përbërë vetëm nga futbollistë të mëdhenj, praktikisht është skuadra më e mirë në botë. Unë jam shumë i kënaqur me skuadrën time, e jetoj jetën ditë pas dite. Jam i lumtur, jam pjesë e një projekti spektakolar dhe kam rinovuar për 5 vite, por nuk i dihet se çfarë mund të ndodhë”, ka thënë Poketino për mediat britanike.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?