Policia mbylli kërkimet, reagojnë tifozët dhe klubi: Mos ndaloni, gjejeni Emilianon!

Policia e Guernsey ka vendosur t’i shpallë të mbyllura kërkimet për aeroplanin me futbollistin Emiliano Sala, i zhdukur nga mbrëmja e së hënës.

Në pamundësi për të gjetur gjurmë prej tij, ata kanë publikuar një njoftim që kërkimet janë mbyllur dhe se gjasat për shpëtimin e Salas dhe pilotit janë pothuajse të pamundura.

Megjithatë, Nantes, ish-klubi i Salas, i cili javën e kaluar ishte transferuar në Cardiff City, nuk dëshiron që të dorëzohet dhe ka kërkuar që policia ta vazhdojë punën.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Nantes ka mësuar se kërkimet për aeroplanin e zhdukur janë ndalur. Kjo gjë nuk duhet të ndodhë. Klubi dhe tifozët e klubit duan që kërkimi për Emiliano Salën të vazhdojë. Të gjithë së bashku për Emin!”, shkruan Nantes në Twitter.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?