Portieri i Argjentinës flet për kërcënime: Gafa ime do kthehet në anekdotë

Këto ishin ditë të vështira për Willy Caballero, i cili, pas gabimit serioz të bërë gjatë ndeshjes Argjentinë-Kroaci, tani mund të festojë me shokët e tij kualifikimin për në 1/8 finale të Botërorit, çka u sigurua me fitoren kundër Nigerisë, por vetë e pa nga pankina.

Portieri, i zëvendësuar nga Armani, ia ka besuar mendimet e tij Instagramit, duke rrëfyer atë që ndodhi: “Unë jam tashmë i qetë, pas një rezultati kaq pozitiv dhe kualifikimi. Ajo që më ka ndodhur do të bëhet vetëm një anekdotë”.

Ka diçka, megjithatë, që Caballero thjesht nuk mund ta harrojë:

Swiss Digital Desktop Reklama

 “Ishte një turp, një gabim dhe pranova gjithçka, por, gjithashtu, mora shumë mungesë respekti, kërcënime, gjëra të këqija, bile edhe për familjen time. E gjitha kjo nuk më ndihmoi”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Së fundi, portieri e mbylll me falenderime:

“I falenderuam ata njerëz, që më mbështetën dhe e kuptuan gjendjen time. E pranoj faktin se kam gabuar, por kurrë nuk kam dashur që familja ime të jetojë kaq ditë të këqija”.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?