Porto kualifikim dramatik për në çerekfinale, eliminon Romën ne shtesë (VIDEO)
Porto ka siguruar një biletë për në çerekfinalen e Champions League, pasi ka fituar 3-1 në kohën shtesë ndaj Romës. Ndeshja në kohën e rregullt u mbyll 2-1 si takimi i parë, por këtë herë në favor të portugezëve.
Skuadra e Konsesaos e nisi mjaft mirë ndeshjen duke kaluar në avantazh që në minutën e 23-të me Soares, duke përfituar nga një gabim i Manolas. Roma do të reagonte menjëherë me De Rossin, i cili shënoi nga pika e bardhë në minutën e37-të dhe më pas la lojën i dëmtuar. Në fraksionin e dytë Porto kaloi sërish në avantazh me Maregën, që është në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë. Deri në fund rezultati nuk do të ndryshonte duke e cuar ndeshjen në kohën shtesë.
Portugezët ishin dukshëm më të lodhur në kohën shtesë duke rrezikuar që të humbisnin ndeshjen, por Dzeko humbi dy mundësi të arta për të shënuar. Në momentin më të mirë të verdhekuqve, Florenzi bën një gabim trashanik duke mbajtur prej fanellë Hernanin. Nga pika e bardhë Telles u tregua i saktë përballë portierit Olsen.

- 26’ 1-0 Porto ka përfituar nga një gabim i mbrojtësit Manolas, duke arritur që të shënojë golin e avantazhit pas një kundërsulmi të shpejtë me Soares
- 37’ 1-1 Roma fiton një penallti pas një pengimi në zonë të Perotti-t. Nga pika e bardhë De Rossi shënoi golin e barazimit të skuadrës së tij
- 52’ 2-1 Pas një goditje nga këndi Porto këmbëngul, teksa do të shpërblehej me golin e dytë, pasi Marega tregohet i saktë në zonë duke mposhtur portierin e Romës
- 115’ 3-1 Florenzi bën një gabim fatal duke tërhequr sulmuesin e Portos nga fanella. Arbitri Cakir dha penallti i këshilluar nga VAR. Nga pika e bardhë Telles ka qenë i saktë
(function(d, s, id) { var js, fjs = d.getElementsByTagName(s)[0]; if (d.getElementById(id)) return; js = d.createElement(s); js.id = id; js.src = ‘https://www.scorebat.com/embed/embed.js?v=m2to’; fjs.parentNode.insertBefore(js, fjs); }(document, ‘script’, ‘scorebat-jssdk’));
KOHA JONË SONDAZH

