Portugalia publikon listën për dy sfidat e radhës, rikthehet Ronaldo
Trajneri i Portugalisë, Fernando Santos ka publikuar listën me 25 lojtarë që do të jenë në dispozicion të tij për ndeshjen kundër Ukrainës, më 22 mars në Portugali dhe për transfertën ndaj Serbisë tre ditë më vonë.
Cristiano Ronaldo ashtu si Lionel Messi është rikthyer në listën e kombëtares së luzitanëve, pasi mungonte që nga 30 qershorit i vitit të kaluar, në Kupën e Botës ndaj Uruguait.
Ylli portugez po kalon një moment shumë pozitiv te Juventusi dhe tashmë ka vendosur që të ndihmojë kombëtaren e tij.

KOHA JONË SONDAZH

