Prag “El Classico”, Messi rikthehet në stërvitje te Barcelona

Optimizëm te Barcelona për “El Classicon” në ndeshjen e nesërme. Lionel Messi është stërvitur me grupin përpara ndeshjes ndaj Barcelonës që do të zhvillohet nesër në mbrëmje në orën 21:00 për gjysmëfinalen e parë të Kupës së Mbretit.

Argjentinasi të shtunën u dëmtua në duelin ndaj Valencias, duke mbetur në dyshim deri në orët e fundit. “Pleshti” duket se është rikuperuar mjaft mirë në orët e fundit dhe do të jetë i gatshëm, ashtu si edhe Ousmane Dembele, i cili gjithashtu kishte shqetësime në kyçin e këmbës së djathtë.

Duket e vështirë që Valverde t’i rrezikojë për të luajtur nga minuta e parë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?