Prag-miqësorja Shqipëri-Francë, Didier Deshamps “deh” me elozhe kuqezinjtë

Shqipëria ka mundësi reale të jetë pjesë e finaleve të Euro 2016 në Francë. Këtë e konfirmoi edhe trajneri i kombëtares franceze, Didier Deschamps, në prag të ndeshjes së sotme miqësore me kuqezinjtë e Gianni de Biasi, që do të luhet në “Elbasan Arena”, ora 18:00.

Tekniku i “Gjelave” u shpreh në prag të sfidës se Shqipëria ka një skuadër të fortë, kompetitive dhe me mundësi reale për të siguruar kualifikimin direkt në europian.

Në këtë përfundim, Deschamps tha se ka mbërritur pas ndeshjes së parë të luajtur mes dy skuadrave, por edhe prej paraqitjes së kuqezinjve në ndeshjen me Portugalinë dhe miqësoren e Italisë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Shqipëria ka të gjitha mundësitë që të kualifikohet dhe është mirë me pikë. Është një skuadër kompetitive dhe këtë e kam parë ndeshjen që zhvilloi me Italinë dhe Portugalinë. Unë e shoh kualifikimin si të mundshëm”, tha ai. Dy lojtarë të Juventus, Pogba e Evra, që luajtën në finalen e Champions, do të zbresin sot në fushë për “Gjelat”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Nga ana tjetër, De Biasi ka vendosur ta konsiderojë këtë ndeshje si një shans për disa lojtarë që janë aktivizuar më pak në të shkuarën dhe thjesht si një ndeshje miqësore, pa ngarkesa psikologjike.

-“E kemi përgatitur shumë mirë këtë ndeshje me Francën për të bërë një figurë sa më të mirë. Qëllimi ynë për këtë ndeshje është që të vazhdojmë të përmirësohemi në prag të dy takimeve të tjera që janë kryesore për objektivin tonë. Kjo do të jetë një ndeshje krejtësisht e ndryshme nga ajo që zhvilluam në Francë. Ata vijnë këtu nga një humbje e rëndësishme dhe për më tepër në takimin e parë ne i kemi vënë në vështirësi dhe për këtë ata kanë ardhur me një tjetër mentalitet, për t’u hakmarrë dhe për të na e bërë përballjen të vështirë. Përpara takimit ka bërë publik edhe formacionin me të cilët do të fillojë ndeshjen.

Mendoj se do të luajë Berisha, Hysaj, Cana, Ajeti e Aliji. Në mesin e fushës mendoj se do të luajnë Basha, Kaçe, Lila, Roshi dhe Lenjani, ndërsa në sulm do të jetë Cikalleshi.

Miqësorja Shqipëri-Francë në “Elbasan Arena” vjen disa muaj pas barazimit 1-1 mes dy ekipeve përfaqësuese në Rennes. Francezët vijnë në këtë ndeshje pas humbjes 4-3 në një tjetër miqësore, atë me Belgjikën, ndërsa kuqezi9njtë fituan 2-1 me Armeninë në ndeshjen e fundit zyrtare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?