FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prag-ndeshja me Shqipërinë, Deschamps-lojtarëve: E keni mendjen te stili flokëve

Në prag të miqësores me Shqipërinë, trajneri francez kritikon lojtarët e tij. Trajneri i Francës Didier Deschamps ka mbetur shumë i zhgënjyer nga paraqitja e skuadrës së tij në miqësoren ndaj Belgjikës, që u zhvillua këtë të dielë, ku “Gjelat” u mposhtën me rezultatin, 4-3. Në fakt, pas ndeshjes Descamps ishte munduar t’i mbronte lojtarët e tij, mirëpo mediat franceze kanë zbuluar se në pushimin mes pjesëve 46-vjeçari ka ngritur tonet duke i akuzuar futbollistët se nuk janë profesionistë.

Deschamps u ka kujtuar të tijve se disa lojtarë në veçanti e kanë më shumë mendjen te stili i flokëve sesa te impenjimi në fushën e blertë.

Përfaqësuesja e Francës ka vijuar intensitet përgatitjet për miqësoren me Shqipërinë që do të zhvillohet të Shtunën në “Elbasan Arena”, ndërsa Didier Deschamps ka qenë më kërkues në stërvitje, për të shmangur një tjetër paraqitje të dobët ndaj kuqezinjve.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?