Prang-ndeshja me Francën, policia publikon masat

Në prag të sfidës miqësore, Shqipëri-Francë, që do të zhvillohet më 13 qershor në “Elbasan Arena”, Policia ka publikuar masat që do të merren për mbarëvajtjen e këtij takimi. Ja cilët janë disa prej tyre:

1- Tifozët do të hyjnë në stadium dy orë para nisjes së ndeshjes për të shmangur radhët.

2- Rrugët që do të bllokohen janë: Shëtitorja nga stadiumi deri tek “1 Maji” dhe nga Bashkia deri tek Shkolla Pedagogjike. Parkimet nuk do të lejohen në sheshin para Pallatit të Sportit, si dhe nga rrethrrotullimi i luleve, deri tek rreth-rrotullimi i Zaranikës.

Swiss Digital Desktop Reklama

3- Për sigurinë e ndeshjes do të angazhohen një numër i madh punonjës policie nga Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë, qarkullimi rrugor, policia e rendit dhe ajo e parandalimit të krimeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

4- Fëmijët e mitur të pa-pajisur me biletë, nuk do të lejohen në stadium.

5- Tifozët që do të jenë të pranishëm nuk duhet të kenë me vete sende të forta, shishe të çfarëdolloji apo fishekzjarre.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?