PRAPASKENA/ Haaland klauzolë për transferimin te Real Madrid në vitin 2024

Erling Haaland në vitin 2024 mund ta shohim duke luajtur për Real Madridin. Për këtë gjë janë të bindura dhe mediat spanjolle, që raportojnë që sulmuesi norvegjezi ka kontratë në favor të transferimit te ekipi merengues.

“Në kontratën e Haaland është një klauzolë që i lejon transferimin te Real Madrid në vitin 2024. Një klauzolë që e favorizon shumë ekipin spanjoll”, ka thënë ish-futbollisti Malaga Fernando Sanz në programin e njohur El Chiringuito.

Haaland po zhvillon një sezon të jashtëzakonshëm te skuadra e Manchester City-it, teksa ka shënuar 17 gola në 11 ndeshje në të gjitha kompeticionet. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?