Prapaskena/ Lojtarët e Barcelonës sherr në pushimin e ndeshjes ndaj Valencias
Situata te Barcelona nuk është aspak e mirë. Mediet spanjolle kanë zbuluar se pas përfundimit të pjesës së parë ndaj Valencias ka patur një debat të ndezur mes lojtarëve.
Ata e kanë kuptuar se skuadra e tyre nuk po shkonte mirë dhe kanë patur kritika ndaj njëri-tjetrit. Një nga lojtarët ka folur ashpër, pavarësisht se emri nuk bëhet i ditur nga mediet.
Ai ka kritikuar shokët e tij se po qëndrojnë shumë mbrapa në fushë. Rezultati i pjesës së parë ishte 0-0, ndërsa në fraksionin e dytë Valencia shënoi dy gola me Maksi Gomez.
KOHA JONË SONDAZH

