FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Prapaskena/ Milani refuzoi një nga futbollistët më të mirë të Kupës së Amerikës

Në fillim të Kupës së Amerikës, thuajse nuk e njihte askush në Europë, përveç Leonardos, që tentoi ta sjellë te Milani për 35-40 milionë euro, por u refuzua nga Administratori i kuqezinjve, Ivan Gazidis.

Bëhet fjalë për sulmuesin brazilian të Gremios, Everton, i cili e nisi kompeticionin nga stoli, por e mbylli si protagonist, duke u shpallur edhe kryegolashënues i Kupës së Amerikës.

Tashmë Everton po ndiqet me vëmendje nga klube si Napoli, Manchester City, etj., ndërsa vetë sulmuesi brazilian pranon se ende nuk po e beson atë që po i ndodh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga ana tjetër, Gremio “fërkon duart”, pasi nga shitja e sulmuesit anësor, tani pritet të përfitojë minimalisht 60 milionë euro, shifër që mund të rritet nëse shtohen skuadrat e interesuara.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?