Precedentët kur Juventusi humbet 2-0 ndeshjen e parë

Sonte në mbrëmje në “Allianz Arena”, Juventus do të luajë ndeshjen më të rëndësishme të sezoni. Bardhezinjtë do të duhet të përmbysin humbjen 0-2 të ndeshjes së parë në “Wanda Metropolitano”, ndaj një skuadre shumë të vështirë që ka një mbrojtje të hekurt.
Në javët e fundit trajneri i Juventusit është kritikuar shumë për shkak të lojës aspak të mirë, por sonte në mbrëmje do të jetë një përballje e madhe. Edhe precedentët historikë, në të vërtetë, nuk duket se i japin besimn “Zonjës së Vjetër” për permbysje.
Në të kaluarën në fakt, në kupat evropiane, Juventusi është gjendur në pesë raste në rezultatin 2-0, por asnjëherë nuk ka mundur që ta përmbysë. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

