Prekëse, Henderson e festoi Championsin me babain e tij të sëmurë rëndë (VIDEO)

Gëzimi për triumfin në Champions league, u kthye në lot në fundin e ndeshjes kur takoi babanë që e ndiqte nga shkallët e stadiumit. Mbrëmja e djeshme ishte shumë e veçantë për kapitenin e Liverpoolin, Jordan Hernderson. Kjo fitore ishte një dedikim për babanë e tij, Brian, i cili fitoi betejën më të vështirë të jetës ndaj kancerit në fyt.

Teksa të gjithë lojtarët po festonin me trofeun, mesfushori anglez u zhvendos drejt tifozëve aty ku përqafoi për sekonda me radhë babanë e tij, duke mos i përmbajtur dot lotët dhe emocionet.

“Është një njeri shumë krenar, nuk donte që ta shikonim kur kurohej. E dija që e vetmja gjë që mund të bëja, e vetmja mënyrë si mund ta ndihmoja, ishte që të luaja mirë sepse e dija që ai po më shikonte”, ka thënë kapiteni i Liverpoolit. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?