Premier League, publikohet kalendari i sezonit të ri 2015-16′
Publikohet kalendari i plotë i sezonit të ardhshëm të kampionatit anglez.
Man.United – Tottenham do të jetë sfida kryesore e javës së parë, ndërsa Liverpool do të rikthehet në Stoke City, ku u poshtëruan 6-1 në javën e fundit të sezonit të kaluar
Sezoni i ri i Premier League do të fillojë më 8 gusht me një sfidë midis Manchester United dhe Tottenham, ndërsa kampionët në fuqi të Chelsea do të udhëtojnë në fushën e Swansea. Një javë e parë e vështirë për Liverpool dhe Manchester City, të cilët do të udhëtojnë respektivisht në stadiumin “Britannia” të Stoke City dhe stadiumin “Hawthorns” të WBA. Nuk mungon as derbi londinez midis Arsenalit dhe West Ham.
Javën e dytë do të luhet sfida e parë për titull teksa “Blutë” e Mourinhos do të luajnë në transfertë ndaj Manchester City. Ndërsa dy derbit e Manchesterit do të zhvillohen më 24 tetor dhe 19 mars, ku momenti më kulminant i kampionatit anglez do të jetë gjatë periudhës së Krishtlindjeve (28 dhjetor) kur Chelsea do të presë Manchester United. Sezoni i ardhshëm i Premier League do të mbyllet me 15 maj.
Chelsea do të nisë mbrojtjen e titullit kampion ndaj uellsianëve të Swansea City, por do të jetë Liverpooli ai që do të ketë sfidën më të vështirë teksa do të përballen me Stoke City, ekipin që i mposhti 6-1 në ndeshjen e fundit të sezonit të kaluar. Gjërat do të vështirësohen edhe më tej për trajnerin e “të kuqve” Brendan Rodgers, i cili brenda pesë javëve të para do të luajë ndaj Arsenalit dhe Manchetser United, ku më pas do të vijojnë transferuat ndaj Evertonit, Tottenhamit, Chelsea dhe Manchester City.
Në ndeshjen hapëse, United do të presë Tottenham Hotspur, por nuk dihet ende nëse sulmuesi i “Spërsave”, Harry Kane do të veshë faqellën e “djajve të kuq”, duke parë interesimin e Louis Van Gaal për 21 vjeçarin e kombëtares angleze. Trajnerit holandez nuk do ti duhet të presë gjatë për sfidën më të madhe të futbollit anglez, kur Liverpooli të udhëtojë për në “Old Trafford” më 12 shtator. Ndeshja e kthimit t kësaj sfide do të luhet më 16 janar.
Jose Mourinho mund të jetë i kënaqur me shortin e javës së parë, por gjërat mund të vështirësohen për kampionët në fuqi teksa në javën e dytë ata do të udhëtojnë për në Manchester, ku do të përballen ndaj City më 15 gusht. Bournemouth do të nisë aventurën në Premier League, teksa do të presë ekipin e Aston Villa në stadiumin “Goldsands”. Ekipi i drejtuar nga Eddie Howe do të luajë në javën e fundit të sezonit ndaj Manchester United, ku mund të vendosen fatet e dy skajeve të renditjes së Premier League.
Për sa i përket ekipeve të tjera të ardhura nga kategoria e dytë angleze, Watfordi e nis kampionatin në fushën e Evertonit, ndërsa fituesit e “Play-Off”-it, Norwich do të presë Crystal Palace. Fituesit e Kupës së Anglisë, Arsenali do ta fillojë sezonin me derbin që do të luhet në “Emirates” ndaj West Ham, por Arsen Wenger do të përballet dy javë më pas me rivalët e Chelsea më 19 shtator. Ata tifozë që duan të shohin përballjen e Mourinhos me Van Gaal, do të duhet të presin deri më 28 dhjetor, kur United do të presë Chelsea për ndeshjen e parë, me dy ekipet qo do të zhvillojnë ndeshjen e kthimit në “Stamford Bridge” më 6 shkurt.
Derbi i parë i Manchesterit do të luhet në “Old Trafford” më 24 tetor me ndeshjen e kthimit që do të zhvillohet në stadiumin “Etihad” më 19 mars. Liverpool do të udhëtojë në “Goodison Park” më 3 tetor ku do të zhvillojë derbin ndaj Evertonit. Derbi i parë i Londrës së Veriut do të luhet më 7 nëntor në “Emirates Stadium” midis Arsenalit dhe rivalëve historikë të tyre, Tottenham. Ndeshja e parë e Steve Mclaren si trajner i Newcastle do të zhvillohet në “St James Park” ndaj Southamptonit, ndërsa derbi i parë ndaj Sunderlandit do të luhet në “Stadium of Light” më 24 tetor. Arsenali arriti të fitonte Kupën e Anglisë sezonin e kaluar, por objektivi kryesor vazhdon të mbetet titulli në Premier.
Java e Parë – Premier League
8 Gusht:
Bournemouth vs Aston Villa
Arsenal vs West Ham United
Chelsea vs Swansea City
Everton vs Watford
Leicester City vs Sunderland
Manchester United vs Tottenham Hotspur
Newcastle United vs Southampton
Norwich City vs Crystal Palace
Stoke City vs Liverpool
West Bromwich Albion vs Manchester City
Java e fundit
15 maj:
Arsenal vs Aston Villa
Chelsea vs Leicester City
Everton vs Norwich City
Manchester United vs Bournemouth
Newcastle United vs Tottenham Hotspur
Southampton vs Crystal Palace
Stoke City vs West Ham United
Swansea City vs Manchester City
Watford vs Sunderland
West Bromwich Albion vs Liverpool
KOHA JONË SONDAZH

