Premio rekord nga FIFA për Kupën e Botës “Rusi 2018”

Komiteti Ekzekutiv i FIFA-s, i mbledhur në Kalkuta të Indisë, i ka hapur rrugë rritjes më 12% të shumës që do t’u shpërndahen skuadrave pjesëmarrëse në Botëror krahasuar me “Brazil 2014”. duke kaluar nga 358 milionë në 400 milionë dollarë.

Ndër vendimet e tjera ishte krijimi i “Fondacionit FIFA”, ku do të angazhohen drejtpërdrejt legjendat e FIFA-s. Ky fondacion do të jetë operativ që në katërmujorin e parë të 2018-ës.

Kanë nisur gjithashtu konsultimet për të riparë formatin e turneve femërorë dhe të të rinjve. U aprovuan datat për disa turne të rëndësishëm të vitit të ardhshëm, si Botërori i Femrave U-20, që do të zhvillohet nga data 5 deri më 24 gusht.

Swiss Digital Desktop Reklama

Nga 13 nëntori deri më 1 dhjetor do të luhen ndeshjet e Botërorit U-17 dhe nga 12 deri më 22 dhjetor, në Emiratet e Bashkuara Arabe, do të zhvillohet Botërori i Klubeve.

Swiss Digital Mobile Reklama

Botërori i Femrave në vitin 2019 do të nisë më 7 qershor dhe do të përfundojë më 7 korrik. Gjithashtu, në këtë mbledhje u vendos që të gjitha klubeve që kanë fituar Kupën Interkontinentale nga 1960 deri në vitin 2004, ky trofe t’u njihet si Kampion i Botës për Klube.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?