Premtimi i Ibrahimovic: Do luftojmë për të ndryshuar udhën këtij sezoni!
Zlatan Ibrahimovic ka vendosur që të vijojë karrierën te skuadra e Milanit, teksa për të bëhet fjalë për një rikthim. Bomberi suedez është i gatshëm për të ndihmuar ekipin e tij pavarësisht se po kalon një moment shumë të vështirë në këtë fazë të sezonit.
“Po kthehem te klubi që respektoj jashtëzakonisht dhe te një qytet që e dua. Do të luftoj me shokët e skuadrës për të ndryshuar ecurinë e këtij sezoni dhe do të bëj çmos për të arritur objektivat”, ishin fjalët e sulmuesit 38-vjeçar për faqen zyrtare të klubit.
Suedezi ka luajtur në sezonet 2010-11 dhe 2011/12 me skuadrën kuqezi teksa realizoi 56 gola, duke qenë vendimtar në titullin e vitit 2011 të fituar në Seria A. Ai do të kryejë vizitat mjekësore më 2 janar për të nisur më pas përgatitjet me pjesën tjetër të ekipit. /R.Lika-Koha Jone/
KOHA JONË SONDAZH

