Presidenti i Atleticos: Cristiano Ronaldo nuk ka fituar 5 Champions

Pas triumfit të Atletico Madrid ndaj Juventusi, ka pasur polemika të shumta për festimin e çmendur të Cholo Simeones, i cili provokoi fansat e Juventusit, ndërkohë që edhe Ronaldo ka bërë një veprim me 5 gishta ndaj gazetarëve dhe tifozëve. Presidenti i Atleticos ka reaguar për këtë rast në një intervistë për mediat iberike.

“Ishte një ndeshje fantastike, pavarësisht rezultati pak të ngusht. Simeone? Nuk dua t’i kushtoj rëndësi atij gjesti, ishte një moment në një tension të madh. E kuptoj dhe nuk e dënoj atë.

Dua të sqaroj edhe diçka: Cristiano Ronaldo nuk ka fituar 5 Champions, por vetëm tre. Dy ndaj Atleticos nuk i ka fituar me të vërtet. Kjo skuadër ëndërron që të shkojë deri në fund, pavarësisht rrugëtimit të gjatë. VAR? Varet nga grupi në të cilin aplikohet, personalisht e kam thënë prej kohësh që nuk më pëlqen dhe vazhdoj ta them”, deklaroi presidenti i Atleticos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?