Presidenti i Cagliarit: Barella akord total me Romën, Interi është zhdukur prej 20 ditësh

Nicola Barella do të luajë te Roma në sezonin e ri dhe jo tek Interi. Mesfushori i Cagliarit pas dy sezoneve shumë të mira, ka vendosur që të nisë një aventurë të re në kryeqytetin italian. Ka qenë vetë presidenti i Cagliarit që ka shpjeguar situatën.

 

“Kishim një akord me Interin për Barellën më 11 qershor, mungonin vetëm bonuset, por më pas u zhdukën për 20 ditë. Tani kemi arritur një akord total me klubin e Romës. Barella do të vendosë brenda dy ditësh.  Ai nuk ka qenë shumë i përfshirë, por do të marrë kohën e nevojshme për të vendosur. Shpresoj që kjo çështje të mbyllet”, deklaroi numri një i sardëve. Roma ka bërë një ofertë prej 25 milionë eurosh, plus kartonin e Defrel që duket se ka bindur Cagliarin. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?