Presidenti i FIFA-s Infantino, mesazh urimi për Partizanin!

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka dërguar një letër urimi për Presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, dhe nëpërmjet tij edhe klubit kampion të këtij edicioni në Kategorinë Superiore, Partizani.

Letra e plotë

I dashur President

Swiss Digital Desktop Reklama

U gëzova shumë kur mësova që KF Partizani u kurorëzua kampion i Shqipërisë për sezonin 2018/2019. Me gëzim të madh e përgëzoj ekipin për titullin kampion, të cilët e prisnin që nga 1993, dhe të 16-tin në total.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kjo është pa dyshim rezultati i përpjekjeve dhe një pune të palodhshme, dhe i gjithë stafi dhe personat e përfshirë duhet të jenë krenarë për këtë arritje të madhe.

Përcillja përgëzimet e mia lojtarëve, trajnerit, administratorëve, stafit teknik dhe mjekësor , gjithashtu edhe tifozëve të saj.

I inkurajoj ata të vazhdojnë punën me vendosmëri dhe përkushtim.

Ne emër të komunitetit ndërkombëtar të futbollit, gjej rastin të falenderoj KF Partizanin dhe Federatën tuaj, për ndihmën e shpërndarjes së mesazheve pozitive për futbollin, dhe praktikimit të kësaj loje të bukur që na bashkon të gjithëve.

Me kënaqësi pres t’ju takoj së shpejti në Paris, me rastin e Kongresit të 69-të FIFA-s.

Me respekt,

Gianni Infantino

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?