Presidenti i La Ligas: Laporta duhet të japë dorëheqjen nga Barcelona
Çështja e pagesave të mëdha ndaj ish-arbitrit Jose Maria Enriquez Negreira nga Barcelona ka ngritur jo pak kritika dhe dyshime në Spanjë. Presidenti i La Liga, Javier Tebas, dha një deklaratë duke mos kursyer as presidentin e ekipit blaugrana, Joan Laporta.
“Nëse Laporta nuk mund të shpjegojë se çfarë ka ndodhur në të vërtetë, duhet të japë dorëheqjen. Ai ka bërë disa deklarata sipërfaqësore, duke thënë se është diçka që e kanë bërë të gjitha klubet.
Është diçka tjetër të nënshkruash me një ish-arbitër, tjetër që ky ish-arbitër të jetë pjesë e komitetit. Është një temë që do të doja ta shihja të sqarohej, është nëse ka kaluar shumë kohë.
Jemi ankuar te FIFA dhe UEFA, klube të tjera europiane si PSG, Manchester City apo Juventus, kanë bërë gjëra të ndryshme. Sipas mendimit tonë, ka indikacione të mjaftueshme që klubet të bëjnë një ankesë për ta dhe hetimi të vazhdojë”, deklaroi Tebas.
KOHA JONË SONDAZH

