Prezantohet trajneri i Realit, Benitez përlotet: U ktheva në shtëpi!
Rafael Benítez është zyrtarisht trajner i Realit të Madridit. Trajneri 55-vjecari nënshkroi një kontratë 3-vjecare, që e mban të lidhur me klubin më të titulluar në Spanjë deri në vitin 2018. Benitez, i cili u prezantua nga presidenti Florentino Perez, u shfaq tepër i emecionuar duke mos i përmbajtur lotët për rikthimin pas 20 vjetësh në shtëpi.- “Është një ditë emocionuese, sepse u riktheva në shtëpinë time. Shpresoj të fitojmë sa më shumë trofe dhe skuadra të luajë sa më mirë. Pjesa më e vështirë është kur duhet te flasësh dhe nuk di se cfarë të thuash. Premtoj se do të punoj fort dhe me përkushtim. Besoj se mund të kthejmë besimin në skuadër.”
Në fjalën e tij, presidenti Florentino Perez, theksoi se Benitez është njeriu i shtëpisë dhe me një eksperiencë të jazhtëzkonshme mbi supe. “Reali i Madridit është një klub me kërkesa të larta. Historia jonë na tregon që nuk kënaqemi asnjëherë. Nisim një etapë të re me bindjen e plotë trajneri i ri do të na bëjë më të fortë.”
Perez më pas revokoi të kaluarën e Benitez, për t’i bindur tifozët është zgjedhja më e mirë e mundshme për Realin e Madridit. “Rafael jeton me futbollin. Është një profesionist i madh dhe e ka në zemër madridizmin që kur ishte fëmijë. Njeh kulturën, principet dhe vlerat që kanë ndërtuar këtë legjendë. Benitez për ne është një nga trajnerët më të mirë në botë dhe e orienton punën e tij për të marrë më të mirën nga futbollistët.
Rafa Benitez ka fituar trofe të shumtë gjatë 15 viteve të fundit si trajner. Në sezonet 2001-2004 është shpallur 2 herë kampion i Spanjës me Valencian si dhe ka fituar Kupën UEFA. Kulmin e arriti me Liverpulin, skuadër me të cilën ngriti lart Champions Leaguën, Superkupën e Europës, FA Cup dhe FA Comunity Shield. Me Interin fitoi botërorin e Klubeve dhe Superkupën e Italisë, ndërsa me Chelsen Europa Leaguen. Sukseset e fundit i ka arritur në krye të Napolit, ku fitoi Kupën dhe Superkupën e Italisë.
KOHA JONË SONDAZH

