Prishet akordi me Dajën, Kukësi nesër prezanton një tjetër trajner

Nuk do të jetë Ilir Daja trajneri i ardhshëm i Kukësit. Akordi me ish-trajnerin e Flamurtarit dhe Skënderbeun është prishur, duke përzgjedhur një tjetër strateg. Bëhet fjalë për Shpëtim Duron, i cili do të prezantohet nesër me ekipin verilindor.

 

Trajneri 59-vjeçar, me eksperiencë në kampionatin shqiptar dhe jo vetëm, ka parakaluar në momentin e fundit kandidaturën e Dajës. Duro ka gjetur akordin me Nderim Nexhipin, pasi presidenti Gjici ja ka lënë në dorë për të gjetur strategun e ri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Duro ka drejtuar shumë skuadra në Shqipëri: Dinamon, Besën, Skënderbeun, Vllazninë e Flamurtarin, por mbahet mend gjatë si tekniku që çoi Partizanin pas plot 7 vitesh në Europë, duke bërë një punë shumë të mirë. Ai vlerësohet jo vetëm për sukseset si trajner, por edhe për evidentimin e talenteve dhe rritjen e lojtarëve, pasi skuadrat që ka ngritur apo lojtarët që ka seleksionuar kanë lënë shenjë për vite me radhë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Kukësi ka fituar një derbi në merkato me Partizanin duke zyrtarizuar përforcimin me Mirlind Dakun, qendërsulmues mjaft i aftë dhe pjesë e përfaqësueses së 21-vjeçarëve të Kosovës, që ishte tentuar edhe nga të kuqtë. Një përforcim i mirëmenduar dhe një goditje e madhe pas asaj të Enis Gavazajt, Daku vjen në huazim për një vit te Kukësi, ku tanimë është larguar zyrtarisht Simon Rrumbullaku.

Ishte vetë klubi që konfirmoi ndarjen e rrugëve me mbrojtësin, që i kishte përfunduar kontrata dhe dëshiron një aventurë jashtë Shqipërisë, me drejtuesit e merkatos që tani u duhet të realizojnë edhe një goditje të denjë në mbrojtje, ku emri më i dëshiruar është Leonit Abazi i Skënderbeut, si dhe Blerim Krasniqin në sulm.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?