Prishet marrëveshja me Audin, lojtarët e Barcelonës duhet të kthejnë makinat

Futbollistët e Barcelonës mbeten pa makinë, në kuptimin e vërtetë të fjalës. Siç raporton gazeta “AS”, marrëveshja e sponsorizimit midis Audit dhe klubit blaugrana është ndërprerë. Një partneritet që zgjat nga viti 2006, por që është mbyllur më 30 qershor. Lojtarët e klubit blaugrana pas kthimit nga turneu aziatik, do të duhet të kthejnë makinat e marra me kredi.

 

Kompania e njohur u ankua se lojtarët nuk i përdorin makinat për të shkuar në qendrën sportive ose për të marrë pjesë në eventet zyrtare. Kontrata ndërmjet Audi dhe Barcelonës u ripërtëri në vitin 2015 për shifrën e 2.5 milionë eurove në sezon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por shkeljet e përsëritura të shumë lojtarëve kanë çuar kompaninë për të ndërprerë marrëdhëniet me blaugranët. Një nga episodet më të njohura është ai i Zlatan Ibrahimoviç , i cili gjatë përvojës së tij te Barcelona shkonte në stërvitje me Ferrarin e tij F50, duke shkelur kështu kontratën me Audin. Pas përfundimit të marrëveshjes, të gjitha makinat e marra nga lojtarët do të duhet të kthehen tek pronari i ligjshëm deri në fund të muajit. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

Image

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?