Prishet tradita, Valverde bëhet trajneri i parë që u shkarkua pas 17 vitesh te Barcelona

Shkarkimi i Ernesto Valverdes nga presidenti Josep Maria Bartmoeu theu një traditë të shkëlqyer te skuadra e Barcelonës. Trajneri i fundit që ishte shkarkuar nga skuadra katalanase ka qenë Luis van Gaal, 17 vite më parë, pikërisht më 26 janar 2003.

Situata e holandezi ishte shumë më e ndryshme nga Valverde, pasi blaugranët mbanin vendin e 12-të në tabelë, 20 pikë pas Real Sociedad dhe 3 pikë larg nga zona e rënies.

Valverde ndërkohë u largua kur Barcelona po kryeson kampionatin me 40 pikë, ndërkohë që siguroi edhe kualifikimin nga grupet e Championsit. Strategu spanjoll ishte në krye të skuadrës për dy sezone e gjysmë, teksa për shkarkimin influencuan shumë dy eliminimet në Champions ndaj Romës dhe Liverpoolit, por edhe humbja e fundit në gjysmëfinalen e Kupës kundër Atleticos. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?