Prishtina barazon në sfidën e parë, pranë kualifikimit në Europa League

Prishtina hodhi një hap të mirë drejt kualifikimit në ndeshjen e parë të para-eliminatoreve të Europa Leagues, teksa barazoi 1-1 në transfertën ndaj Europa Fc të Gjibraltarit. Kryeqytetasit e Mirel Josës u ndëshkuan në fundin e pjesës së parë me anë të një 11-metërshi, por arritën të rikthejnë baraspeshën sapo filloi pjesa e dytë.

Golin për bardheblutë e shënoi futbollisti i ardhur para pak ditësh nga Liria e Prizrenit, Meriton Korenica, në minutën e 50 të sfidës, pas ekzekutimit mjeshtëror të një goditjeje dënimi.

Ndeshja e kthimit luhet javën e ardhshme, ndërsa tashmë Prishtina është e favorizuar, pasi kualifikohet edhe me barazimin pa gola, për shkak të golit të shënuar sot në fushën kundërshtare.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?