Prokuroria e Firences mbyll hetimet, Astori u “vra nga dy mjekët”
Kur kanë kaluar më shumë se një vit nga vdekja e Davide Astorit, prokuroria e Firences ka mbyllur hetimet për shkakun e vdekjes së mbrojtësit. Të përfshirë dhe akuzuar janë 2 mjekë. Sipas hetuesve, 2 doktorët akuzohen sepse kanë dhënë dritën jeshile që Astori të vijojë aktivitetin futbollistik, pa i bërë ekzaminime më të thella, kur ai shfaqi probleme të vogla me ritmin e zemrës.
Nëse patologjia do të ishte diagnostifikuar në fazat e para, atëherë do të ishte bërë edhe ndalimi i futbollistit për të qenë në fushë, derisa ajo të zhdukej. Kujtojmë se Astori u nda nga jeta rreth 1 vit më parë ndërkohë që ishte në hotelin e dhomës i grumbulluar me skuadrën e tij, Fiorentinën.
KOHA JONË SONDAZH

