FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Provat zyrtare të Çmimit të Madh të Meksikës, ja kush doli i pari

Kanë përfunduar provat zyrtare të Çmimit të Madh të Meksikës, në Formula 1 dhe Sebastian Vettel ka qenë fituesi i tyre.

Gjermani i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë dhe fitoi të drejtën të niset i pari në garën e nesërme, ndërsa la pas pilotin e Red Bullit, Max Versttapen.

Vetëm vendi i 3-të për pilotinbritanik të Mercedes, Lewis Hamilton, që do të niset në të njëjtën linjë me shokune tij të ekipit, Valteri Bottas, ndërsa i 5-ti do të niset piloti tjetër i Ferrarit, Kimi Raikkonen.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gara e Çmimit të Madh të Meksikës do të zhvillohet nesër në orën 21:00 dhe me shumë gjasa do të kurorëzohet edhe kampioni i këtij sezoni.

Swiss Digital Mobile Reklama

Lewis Hamilton kryeson renditjen me 66 pikë më tepër se Vettel, kur kanë mbetur edhe 3 gara, ndaj nesër do t’i mjaftonte renditja mes 5 të parëve, për t’u shpallur kampion, pavarësisht rezultatit të pilotit të Ferrarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?