PSG bën gati pagën e frikshme për të bindur mbrojtësin Koulibaly

Paris Saint Germain është gati për të tentuar me sulmin e radhës për të rrëmbyer mbrojtësin Kalidou Koulibaly. Sipas mediave franceze, drejtuesit e parisienëve për ta bindur mbrojtësin të transferohet në Ligue 1, i kanë ofruar atij një page prej 12 milionë Eurosh në vit, pasi e shikojnë si pasuesin ideal të Thiago Silva.

28-vjeçari kishte refuzuar më pare një ofertë për t’u transferuar në Paris, por duke pare situatën e ndërlikuar që po kalon skuadra e Napolit.

Pavarësisht ndërrimit të trajnerëve me largimin e Ancelottit dhe ardhjen e Gattusos, futbollisti duket se ka ndërruar mendje dhe mund të marrë në konsideratë super ofertën e Leonardos.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?