PSG bën gati super ofertën për “shtyllën” e mbrojtjes së Ajax-it

Eliminimi nga Champions League është i papranueshëm për presidentin i klubit parizien, Naser Al Khelaifi, i cili nga viti 2011, kur mori drejtimin e skuadrës e deri më sot ka shpenzuar plot 1 miliard euro për të arritur një trofe të rëndësishëm.

Eksperimentet e vazhdueshme ndër vite nuk kanë dhënë rezultat e tashmë sheiku së bashku me bashkëpunëtorët e tij janë vënë në lëvizje për të kryer transferime të rëndësishme. Parisi ishte një ndër kandidatët për shërbimet e Frenki de Jong, i cili më pas arriti marrëveshjen me me Barcelonën.

Tashmë kampionët e Francës po mundohen të bindin një tjetër talent të Ajaxit, kapitenin Mathaijs de Ligt. Mbrojtësi është dëshirë e shumë klubeve, pasi përveç Barcelonës në garë janë edhe Juventusi dhe Bayerni i Mynihut. Për të bindur de Ligt, PSG po punon shumë me menaxherin e lojtarit, Mino Raiola.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?