PSG bën ofertën e parë për Donnarumma-n

Ai kërkon që të qëndrojë, por Milani dëshiron që ta shesë. Tashmë ka edhe një ofertë. PSG, në fakt ka propozuar shkëmbimin mes Donnarumma-s dhe Areolës.

 

Portieri italian edhe pse vetëm 20 vjeç, kartoni i tij vlen 50 milionë euro, një shifër e kënaqshme që mund të rregullojë disi llogaritë e kuqezinjve, që kanë probleme me “Fair Play-n Financiar”. Klubi parisien kërkon të ulë çmimin duke vendosur në ofertë edhe Areolën si dhe 20 milionë euro, por që është refuzuar menjëherë nga drejtuesit kuqezi.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pas rikthimit te PSG, Leonardo është në kërkim të lojtarëve cilësorë nga Seria A, teksa portieri i Milanit është i pari në listë pas largimit të portierit Buffon. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?