FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG e pret në stërvitje, shikoni çfarë bën Neymar në Brazil (VIDEO)

PSG ka nisur që nga dita e hënë fazën përgatitore për sezonin e ri, por Neymar ende nuk është bashku me skuadrën. Futbollisti brazilian është justifikuar me faktin që ka impenjime me sponsor të ndryshëm deri më 15 korrik, por një video e shpërndarë së fundmi në Brazil e nxjerr zbuluar.

 

Neymar është shfaqur duke u argëtuar me disa miq të tij, duke luajtur futboll në plazh. Pamjet kanë bërë xhiron e botës, ndërkohë që drejtuesit brazilianë janë tërbuar së tepërmi, teksa pas gjobës pritet që të marrin edhe masa të tjera.

Swiss Digital Desktop Reklama

Braziliani kërkon me ngulm largimin nga Parisi, por ende nuk ka ardhur oferta e duhur për ta lënë të lirë që të rikthehet te Barcelona. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?