PSG kërkon të rrëmbejë 3 francezë në merkaton e verës

Paris Saint-Germain me shumë mundësi do të jetë protagonust në merkaton e verës. Klubi kryeqytetas dëshiron që të ketë një skuadër gjithmonë e më shumë “franceze” për sezonet në vijim.

Tri objektivat për momentin janë Marcus Thuram, Manu Koné dhe Randal Kolo Muani. I pari është ndoshta më i lehtë për t’u arritur, duke qenë se ai nuk do të rinovojë kontratën me Borussia Mönchengladbach.

Sulmuesi i Eintracht, nga ana tjetër, do të vinte vetëm në raste shitje të Hugo Ekitiké, për të cilin PSG duhet të respektojë një klauzolë të detyrueshme të blerjes prej 40 milionë euro.

Swiss Digital Desktop Reklama

Manu Kone është emri tjetër për të cilin do të duhen rreth 25 milionë euro. /R.Lika-Koha Jonë/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?