FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG merr vendimin e papritur për fatin e Thomas Tuchel

Eliminimi i parakohshëm nga Champions League nga Manchester United, bëri që të gjithë të mendonin se aventurës së Thomas Tuchel te Paris Saint Germain i kishte ardhur fundi, me trajnerin që do të shkarkohej në fund të këtij sezoni pavarësisht dominimit në kampionatin francez, ku PSG kryeson me diferencë të frikshme nga Lille e vendit të dytë.

Për presidentin Al-Khelaifi, eliminimi nga Champions League ishte thjeshtë një aksident me numrin 1 të PSG-së që beson verbërisht te Tuchel dhe pritet t’i ofrojë atij rinovimin e kontratës aktuale deri në verën e vitit 2021.

Mesa duket rikthimi i Zidane te Reali ka shuar shpresat e numrit një të parisienëve për një transferim të mundshëm të strategu francez, duke bërë që të heqin dorë nga mendimi për shkarkimin e Tuchel-it. /Koha Jone/

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?