PSG merr vendimin përfundimtar për fatin e trajnerit Tuchel

PSG nuk ka mundur që të bëjë paraqitje të mira në Champions League gjatë këtij sezoni, por kjo nuk ka ndikuar aspak në të ardhmen e trajnerit Thomas Tuchel.

Mesditën e sotme ka ardhur zyrtarizimi për të ardhmen e strategut gjerman. Ai do të jetë i angazhuar me kampionët francezë deri në vitin 2021, duke firmosur një zgjatje të kontratës aktuale me një vit më shumë.

Një konfirmim i tillë pritet që të ndikojë edhe në të ardhmen e dy yjeve të skuadrës, Neymar dhe Mbappe që nuk kanë aspak marrëdhënie të mira së fundmi me trajnerin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Nëse shkohet në zgjedhje cilës parti ia jepnit voten?