FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

PSG nuk e fal Neymarin për vonesën, ja dënimi që i ka vendosur

Situata në Paris vazhdon të jetë shumë e tensionuar sa i përket çështjes Neymar. Futbollisti brazilian nuk ka shkuar të hënën në fazën përgatitore të ekipit, duke qëndruar në Maracana, ku ndoqi nga afër finalen e Kupës së Amerikës, duke tërbuar drejtuesit e parizienëve.

 

Për këtë motiv, sipas asaj që shkruan, UOL Esporte, PSG ka vendosur për ta gjobitur Neymarin me një gjobë prej 375 mijë eurosh. Braziliani nëpërmjet babait të tij, ka bërë të ditur se pushimet e tij për shkak të angazhimeve edhe me sponsorët do të zgjasë deri më 15 korrik.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në Paris duket se janë lodhur nga kapriçot e tij, duke bërë që Leonardo ta mendojë seriozisht shitjen e tij gjatë kësaj vere për një ofertë të lart që do ta kalojë shifrën e 222 milionë eurove.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për momentin interesimi për të është nga Barcelona, por katalanasit kërkojnë që të përfshijnë edhe disa futbollistë në blerjen e tij, duke mos dërguar një ofertë në cash. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?