PSG “peshkon” sërish në Itali, kërkon Leonardo Bonuccin

Drejtori sportiv i PSG, Leonardo është në kërkim të futbollistëve cilësorë që mund t’i shërbejnë trajnerit Tuchel për sezonin e ri. Duke qenë se për një periudhë të gjatë ka qenë pjesë e futbollit italian, ai është shumë i lidhur me kampionatin italian. Dy nga objektivat kryesor vijnë pikërisht nga aty, teksa përveç Milinkovic-Savic, është shtuar edhe Leonardo Bonucci.

 

Afrimi i De Ligt te bardhezinjtë, ka bërë që mbrojtësi italian të kalojë sërish në plan të dytë, teksa zgjidhja më e mirë duket se është largimi. PSG është gati për t’i ofruar një fanellë si protagonist dhe sigurisht edhe disa miliona më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Problemi i vetëm është që PSG duhet të gjejë fondet nga shitjet e lojtarëve, pasi ka probleme me Fair Play-in Financiar dhe vetëm një shitje e Neymar do të përmirësonte ndjeshëm anën financiare, duke sjellë emra të tjerë. /R.Lika-Koha Jone/

Swiss Digital Mobile Reklama

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?