PSG revolucion në verë, ja lista e 8 yjeve që do të largohen

Në Francë po mendojnë për ndryshimet që do të bëjë PSG në të ardhmen. Skuadra franceze edhe këtë sezon është eliminuar në fazën e 1/8-ve, duke shpërdoruar një tjetër mundësi për të treguar se parizienët janë një ekip pretendent për Championsin.

Gazeta “Le Parisien”  në numrin e së enjtes vë në dukje disa lojtarë, të cilët pritet të largohen nga PSG-ja përpara nisjes së projektit të ri. I pari që pritet të largohet është Dani Alvesh, për të cilin thotë se “intensiteti i tij nuk është i mjaftueshëm për të kompensuar ndikimin e tij teknik”. Largimi i tij shihet disi i ndërlikuar, gjithsesi, sepse kontrata e mbrojtësit brazilian skadon në vitin 2019. Në mbrojtje do të ketë ndryshime të tjera, me Kurzava dhe Juri Barçiçën që duket të destinuar për t’u larguar.

Kavani, Verrati, Di Maria dhe Pastore duket se janë me valixhet gati në verën e këtij viti. Ndërkohë që në sezonin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e kampionëve të Francës as Rabiot, i cili mund të largohet për faktin se kërkesat e tij ekonomike janë shumë të larta. Ndërkohë që revolucionit nuk do t’i shpëtojë as trajneri Unai Emeri. /Koha Jonë/

Swiss Digital Desktop Reklama

Lista e futbollistët që pritet të largohen:

Swiss Digital Mobile Reklama

DaniAlvesh

Kurzava

Juri Berkishe

Rabiot

Kavani

Verratti

Di Maria

Pastore

Trajneri:

Unai Emeri

Drejtori Sportiv:

Antero Henrike

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A po e rrezikojnë pushtetin absolut të Ramës, deputetët Braçe dhe Spiropali?