PSG shkatërron Monacon me 4 gola, tri ditë pas barazimit në “Parc Des Princes” (VIDEO)

Tri ditë pas barazimit spektakolar 3-3 në “Parc Des Princes” mes PSG dhe Monacos, mbrëmja e sotme ishte një tjetër histori. Në stadiumin “Luigji i Dytë” të principatës franceze u zhvillua ndeshja e prapambetur e kampionatit francez, por PSG fitoi 1-4.

Kylian Mbappe zhbllokoi sfidën në minutën e 24-t, ndërsa pranë fundit të pjesës së parë ishte Neymar që dyfishoi shifrat pas ekzekutimit të saktë të një penalltie.

Goli i tretë për PSG-në u shënua nga Sarabia në pjesën e dytë, ndërsa Monaco shënoi golin e vetëm me anë të Bakayoko tre minuta para fundit. Pak para vërshëllimës finale, pati kohë edhe për një gol tjetër të Mbappe, që vulosi rezultatin 1-4.

Swiss Digital Desktop Reklama

Me këtë fitore Paris Saint Germain ruan kreun, por shkon në kuotën e 49 pikëve dhe çon në 8 pikë distancën nga Marseille, që e ndjek në vendin e dytë me 41 pikë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush është problemi; Edi Rama apo Sali Berisha?